Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Zhvillimet

Zhvillimet dhe arritjet e muzeut

Në fushën e mbrojtjes dhe konservimit

 Në muze funksionojnë laboratorët e konservimit të objekteve muzeore, të cilët kanë kryer këto procese:

  1. Kanë klasifikuar dhe përzgjedhur objektet që restaurohen sipas shkallës së dëmtimit fizik, kimik e biologjik.
  2. Diagnostikojnë dhe vlerësojnë masën dhe cilësinë e dëmtimit të ikonave dhe objekteve të tjerë.
  3. Përcaktojnë nëpërmjet komisionit të restaurimit proceset e nevojshme për ndërhyrje konservuese teknike dhe estetike.
  4. Punojnë për konsevimin e ingredientëve të ndryshëm të objekteve, duke u përqëndruar në shtresat e vernikut, pikturës, grundit, panelit drusor, dhe elementëve të tjerë të përbërjeve të ndryshme inorganike apo organike.
  5. Kryejnë analiza fizike, kimike,radiologjike, fotografime me dritë natyrale, ultraviolet, rreze X dhe hartojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik para, gjatë dhe pas punës restauruese.
  6. Kryejnë procesin e trajtimit të objekteve  me përbërje organike kundër dëmtimit biologjik me një nga linjat teknologjike më të përparuara dhe me kapacitet të lartë manipulues.
  7. Bëjnë identifikime dendrologjike të llojit të drurit në panelet e ikonave.
  8. Konservojnë objektet metalike të muzeut.
  9. Konservojnë objektet e tekstilit kundër dëmtimeve nga insektet.
  10. Konservojnë objektet e gurit.
  11. Japin konsulencë profesionale të specializuar në institucionet e tjera që nuk kanë sektorë restaurimi.
  12. Bashkëpunojnë me programe të miratuara me institucione dhe laboratorë të huaj  në fushën e restaurimit.

Në fushën e propagandimit

  • Muzeu  ka ekspozitën permanente ku janë paraqitur eksponatet dhe objektet më përfaqësuese që ai posedon.
  • Me rastin e celjes se sezonit turistik jane ekspozuar disa eksponate qe nuk kane qene te ekspozuara me pare.
  • Eshte celur ne Galerine  Kombetare te Arteve Tirane nga Dt. 10 – 28.04.2008 nje ekspozite dhe eshte promovuar Manuali i Restaurimit te Ikonave.
  • Muzeu, në mënyrë të veçantë, ka programe  edukative për nxënësit, studentët dhe studiuesit.
  • Punonjësit e muzeut marrin pjesë rregullisht në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e njohjes, propagandimit dhe integrimit kulturor, si dhe në aktivitete të ndryshme shkencore profesionale.

Objektivat kryesore të kesaj periudhe ishin:

  1. Përmirësimi I kushteve  teknike dhe estetike në mjediset e ekspozimit të eksponateve.
  2. Krijimi I kushteve më të përshtatshme të ruajtjes së objekteve në sallat e fondeve .
  3. Ristrukturimi dhe perfeksionimi organizativ dhe teknologjik I laboratoreve të restaurimit.
  4. Plotësimi I laboratorëve të restaurimit me paisje dhe aparatura më të përparuara.
  5. Krijimi I lidhjeve të bashkëpunimit me laboratorë restaurimi të qendrave të ngjashme brenda e jashtë vendit.
  6. Futja e teknikave dhe teknologjive të reja në fushën e konservimit.
  7. Vijimi I specializimit të ngushtë të restauratorëve dhe I shkëmbimit të përvojave konservuese me institucione analoge jashtë vendit.
  8. Inventarizimi I kompjuterizuar I objekteve.
  9. Zgjerimi I mënyrave të ekspozimit dhe propagandimit të koleksionit të muzeut.
  10. Përgatitja e grup-ikonave për qarkullimin e tyre ekspozicional brenda dhe jashtë vendit.
  11. Pjesëmarrja me objekte të  muzeut në ekspozita jashtë vendit.
  12. Pjesëmarrje në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare për probleme që mbulon arti bizantin e pasbizantin.
  13. Kontribute dhe bashkëpunime në hartimin e katalogëve me objekte të artit mesjetar.
  14. Projekte dhe programe bashkëpunimi shkencor me organizma ndërkombëtare.
  15. Ndihmë tenike institucioneve  apo subjekteve private që posedojnë objekte me rëndësi të trashëgimisë kulturore dhe artistike të periudhës mesjetare.

« Gusht 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri