Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Seksionet

Seksionet tregojnë një ndërtim të brendshëm apo një përshkrim të një vizite në Muzeun e Artit Mesjetar të Korcës




lab2


Muzeu i Artit Mesjetar i Korçës është i përbërë nga Salla e Ekspozitës, ku janë ekspozuar ikonat e autorëve më të njohur por dhe i atyre anonim, nga Fondi i Muzeut ku janë vendosur të gjitha llojet e objekteve që mund të jenë për restaurim ose të restaururara. I gjithë ky proces kryhet nga Laboratorët ku kryhen të gjitha restaurimet të ikonave të vetë Muzeut ose dhe të muzeve jashtë.

Në sallën e ekspozitës vendosen edhe ikona të paekspozuara më parë të cilat I janë nënshtruar procesit të restaurimit. Nje Vizite ne Salle fillon me ikonat e shekullit XIII-XV, pastaj me ikonat e shekulli te XVI, me ikonat e shekullit te XVII-XVIII, dhe ne fund me ikonat e shekullit te XIX.

Koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë në numur(rreth 6.500 ikona) dhe po aq i bukur e i krahasueshëm me gjithë artin tjetër bizantin e pasbizantin të krijuar në territoret fqinje të inkuadruara në ish Perandorinë Bizantine. Kjo trashëgimi e vyer që sot ruhet, mbrohet e studiohet është një prej akteve më kurajoze e të qytetëruara të atyre që bënë të mundur shpëtimin e saj dhe krijimin me to të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.


Salla e fondit është e ndarë në disa dhoma në të cilat vendosen objektet e restauruara dhe të dezinfektuara për të mos qenë në kontakt me objekte të tjera të patrajtuara

Në muze funksionojnë laboratorët e konservimit të objekteve muzeore, të cilët kanë
kryer procese si klasifikimin dhe perzgjedhjen e objekteve per resaturim sipas shkalles se demtimit fizik, kimik biologjik.
« Korrik 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri