Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Laboratorët

Laboratorët janë një pjesë e rëndësishme e Muzeut të Korçës


lab2

Lab
lab3






Në muze funksionojnë laboratorët e konservimit të objekteve muzeore, të cilët kanë
kryer këto procese:

  • Kanë klasifikuar dhe përzgjedhur objektet që restaurohen sipas shkallës së dëmtimit
    fizik, kimik e biologjik.
  • Diagnostikojnë dhe vlerësojnë masën dhe cilësinë e dëmtimit të ikonave dhe bjekteve   të tjerë.
  • Përcaktojnë nëpërmjet komisionit të restaurimit proceset e nevojshme për ndërhyrje konservuese teknike dhe estetike.
  • Punojnë për konsevimin e ingredientëve të ndryshëm të objekteve, duke u përqëndruar në shtresat e vernikut, pikturës, grundit,panelit drusor, dhe elementëve të tjerë të përbërjeve të ndryshme inorganike apo organike.
  • Kryejnë analiza fizike, kimike, radiologjike,fotografime me dritë natyrale, ultraviolet, rreze X dhe hartojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik para, gjatë dhe pas punës restauruese.
  • Kryejnë procesin e trajtimit të objekteve  me përbërje organike kundër dëmtimit biologjik me një nga linjat teknologjike më të përparuara dhe me kapacitet të lartë manipulues.
  • Bëjnë identifikime dendrologjike të llojit të drurit në panelet e ikonave.
  • Konservojnë objektet metalike të muzeut.
  • Konservojnë objektet e tekstilit kundër dëmtimeve nga insektet.
  • Konservojnë objektet e gurit.
  • Japin konsulencë profesionale të specializuar në institucionet e tjera që nuk kanë sektorë restaurimi.
  • Bashkëpunojnë me programe të miratuara me institucione dhe laboratorë të huaj  në fushën e restaurimit.

  • « Tetor 2017 »
    Di Mo Ma En Fr Sh
    1234567
    891011121314
    15161718192021
    22232425262728
    293031
     

    Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

    This site conforms to the following standards:

    Section 508 WCAG
    Valid XHTML Valid CSS
    E përdorshme në çfarë browseri